Real Madridi tashmë e ka gjetur zëvendësin e Pepes
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, e ka gjetur pasardhësin e mbrojtësit portugez, Pepe, i cili në fund të këtij muaji do të largohet nga skuadra.
Fjala është për mbrojtësin e ri spanjolli, Jesús Vallejo, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Express.
Vallejo është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, por dy vitet e fundit i ka kaluar në formë huazimi te Zaragoza e Eintracht Frankfurt.
Kurse, zyrtarizmi i 20 vjeçarit te Los Blancos do të bëhet pas përfundimit të Kampionatit evropian U-21 më 30 qershor. /Express/