Sport

“AS” zbulon klubin e ri të Jamesit (Foto)

James Rodriguez do të largohet nga Real Madrid.

“AS” nuk ka dyshime.

E përditshmja sportive madrilene e afërt me Real Madridin konfirmon atë që shkroi “Gazzetta dello Sport”: James Rodriguez mund të transferohet në Juventus.

Drejtori i përgjithshëm i “Bianconerëve”, Beppe Marotta pranoi se mesfushori kolumbian është objektiv i kampionit të Italisë.

Andaj, ai mund të mbërrijë në Torino në janar, ose me shumë mundësi pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

James dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/