Real Madrid nuk e ka ndërmend të ndalet. Los Blancos po përgatitet ta bëjnë transferimin e radhës
Sipas radios spanjolle, ‘Cadena SER’, Real Madridi ka shfaqur interesim që ta transferoj mbrojtësin e djathtë të Real Sociedadit, Alvaro Odriozola.
Por, Los Blancos nuk është e gatshme ta paguaj klauzolën e lojtarit, e cila ka vlerën e 50 milionë eurove, përcjell Express.
Odriozola, i cili ka kontratë me Real Sociedadin deri në vitin 2022, shihet si pasardhës i Danilos, i cili është mes Juventusit dhe Chelseas.
21 vjeçari thuhet se i pëlqen shumë trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidanes. Real Madrid deri më tani ka transferuar tre lojtarë: Dani Ceballos, Jesus Vallejos dhe Theo Hernandezin. /Express/