Learta jakupi është padyshim njëra ndër nuset më të përfolura në vend.
Learta mori gjithë vëmendjen që nga martesa e saj me Kushtrimin, djalin e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, transmeton Gazeta Express.
Por, Shyhretja dhe vajza e saj Engjëllusha nuk janë artistet e vetme në shtëpi.
Nuk e keni ditur mirëpo edhe Learta di të këndojë dhe ka një zë të mrekullueshëm.
Këtë e ka bëtë të ditur vetë Learta e cila ka shpalosur disa kujtime nga e kaluara e saj.
Learta ka treguar përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instastory se para 5 vitesh ajo kishte mbajtur një koncert recital si soprano së bashku me pianisten Ana Kaçinari.
Në këto fotografi Learta shihet duke performuar në koncertin e saj.
Ani pse me flokë të zeza në atë kohë, Learta megjitatë dukej e bukur.

























