Lifestyle

Zbulohet mënyra më e mirë për të mbajtur filxhanin e kafesë

Kjo është një nga irritimet e jetës moderne, kafeja që derdhet nga filxhani juaj teksa ecni. Tani, shkenca ka ardhur në ndihmë duke studiuar fizikën e asaj se si derdhet kafeja.

Duke përdorur një kombinim të ekuacioneve, eksperimenteve laboratorike dhe testimit duke ecur, ata kanë dalë me zgjidhje.

Siç duket ne të gjithë kemi qenë duke i mbajtur filxhanët tanë gabim, transmeton KosovaPress.
Ata thonë se duke mbajtur kupën në njërën anën, me vetëm një dorezë ose rreth trupit të një gotë kartoni, ne përkeqësojnë forcën në të cilën kafeja goditet përbrenda filxhanit dhe kështu rrisim shanset ta derdhim.
Një ndryshim i thjeshtë i kapjes së filxhanit zvogëlon forcën dhe mban kafen në filxhan.