Sport

Zbulohet emri i futbollistit që e largoi Moratan nga Real Madridi

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se francezi është arsyeja e largimit të spanjollit nga Santiago Bernabeu për në Chelsi.

Morata nuk është ‘viktima’ e parë e Benzemas në Real Madrid.

Nga prezenca e rregullt e Benzemas në formacionin bazë, largimi nga Real Madridi e ka gjetur edhe legjendën Raul si dhe sulmues të tjerë si Gonzalo Higuain e Javier “Chicharito” Hernandez.