ShowBiz

Zbulohet data e publikimit të këngës nga Ledri e Buta (Video)

Një bashkëpunim i ri po i shtohet skenës muzikore.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes dy reperëve të njohur Ledri Vula dhe Buta të cilët së shpejti do të publikojnë projektin e tyre më të ri, transmeton Gazeta Express.

Ka disa ditë që kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre, ndërsa tani reperët për të gjithë fansat e tyre zbulojnë datën se kur do të publikohet ky hit.

“Mbi re”, titullohet kënga nga dy artistët e njohur.

Për të gjithë fansat e tyre dyshja e famshme ka zbuluar se vetëm edhe tri ditë kanë mbetur deri në publikimin e këngës “Mbi re”.

Pra është pikërisht data 28 korrik kur edhe do të lansohet ky projekt.

Këtë e ka bërë të ditur Ledri përmes disa imazheve që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

28.07

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

the authorE B