Aktuale

Zbulohet çfarë i tha Putini presidentit serb Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat serbe lidhur me bisedën telefonike që kishte me homologun e tij rus, Vlladimir Putin.
“Nëse mund të them, dhe shumë herë jam takuar me të, sot në fjalët e tij kam ndier me siguri mbështetjen në nivelin më të lartë, si dhe në reagime, pasi që e njoh mirë”, tha Vuçiq dhe shtoi se ka pyetur Putinin se cila është këshilla e tij.

Vuçiq tha se “Putin ka dënuar ashpër sulmin ndaj Marko Gjuriq, sulmin në veri të Kosovës dhe rrahjen e serbëve”.
“Rusët në institucione të ndryshme do të ndërmarrin masa të caktuara sa i përket kësaj çështjeje”, tha presidenti serb.

the authorE B