Sport

Zbulohet arsyeja se pse Umtiti dëshiron të transferohet te United

Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona.

Ai ka dhënë sinjale të fuqishme mbrëmë në një emision televiziv në Francë, për kalimin te Manchester United, përcjellë “Lajmi.net”.

I pyetur se a do të transferohet te United apo do të rinovojë me Barcën, Umtiti është përgjigjur me opsionin “Joker”, që do të thotë “Nuk e di”.

“Fichajes.net” shkruan që arsyeja e lëvizjes që po e mendon Umtiti është financiare.

Mbrojtësi mendon që nuk paguhet te Barcelona aq sa e meriton, derisa Unitedit planifikon t’i kërkojë pagë prej 9 milionë eurosh neto në sezon. /Lajmi.net/