Lionel Messi ishte afër largimit nga Barcelona në vitin 2016
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka dashur të largohet nga Barcelona në vitin 2016, pasi u dënua nga Gjykata në Spanjë për evazion fiskal.
E përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se argjentinasi ishte pranë transferimit në Manchester City, përcjell Express.
Raportohet se City ishte i gatshëm t’i paguante 150 milion euro për Messin, por ylli argjentinas përfundimisht ishte bindur nga Luis Suarez që të mos largohej nga Barca.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, dhe shumë shpejtë pritet të nënshkruaj marrëveshjen e re. /Express/