Samuel Zbogar nuk ka harruar që ta urojë Majlinda Kelmendin për triumfin historik në ‘Rio 2016’
Majlinda Kelmendi është e artë. Xhudistja kosovare bëri krenarë gjtihë shqiptarët me triumfin historik në Lojërat Olimpike, e cila u stolis me medaljen e artë.
Ajo është uruar nga artistë e politikanë të shumtë, në mesin e tyre edhe nga përfaqësuesi i BE’së Samuel Zbogar.
Zbogar ka uruar Majlindën përmes një postimi Facebook, teksa ka thënë se është shumë i lumtur për këtë arritje historike për Kosovën.
“Urime Majlinda për medaljen e artë. Jam shumë i lumtur për të dhe për Kosovën. Respekt! Urime”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

