Sport

Zaza mund të kthehet në Serie A, por jo te Juventusi

Simone Zaza me shumë mundësi do të largohet nga West Hami në janar.

Ndonëse është transferuar në klubin anglez gjatë afatit kalimtar veror, Zaza nuk ka arritur ende të përshtatet në skuadrën e West Hamit.

Kësisoj klubi ka vendosur që për mos ta paguar klauzolën prej 18 milionë funtesh në arkat e Juventusit, mos ta inkuadrojë në lojë më futbollistin dhe ta lejojë që të ndërrojë ambient.

Sipas Calciomercato, sulmuesi 25-vjeçar do të largohet në afatin kalimtar të janarit dhe për të ka shprehur interesim Milani.

Rossonerët e duan në huazim për gjashtë muaj Zazan e më pas gjatë verës ta blejnë në tërësi kartonin e tij.

Zaza nuk ka shënuar ende asnjë gol me West Hamin.