ShowBiz

Zanfina së shpejti me klip të ri, ja sa bukur duket (Foto)

Për të gjithë fansat e saj këngëtarja e njohur Zanfina Ismajli ka një lajm shumë të mirë.

Ajo brenda dy ditësh do të publikojë projektin e saj më të ri.

“S’je ai mo”, është ky titulli i këngës më të re të Zanfinës, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve që ka bërë në rrjetet sociale, duke treguar për të gjithë fansat e saj se me cilën datë do të sjellë këngën.

“Premiera 17.05.2017 ora 18 “S’je ai mo”, kishte shkruar Zanfina.

Në bazë të kësaj fotografi që ka postuar Zanfina, duket se ajo do të jetë shumë seksi në klipin e saj më të ri.

E komentet e shumta e pozitive nuk i kanë munguar asaj.

Shumë fansa i kanë komentuar asaj duke thënë se po e presin me padurim klipin e saj më të ri.

“Na ki mungu menxi po pres me pa videoklipin”, “Sun po pres me ni hitin o zemër”, “Qysh mi shty kto tri dit ma shpejt”, ishin vetëm disa nga komentet që i kanë lënë asaj.

Kënga e saj e fundit është ajo “M”, projekt ky që i kushtohet nënës së saj të ndjerë, Mona Ismailit./Gazeta Express/

the authorE B