Pak ditë më parë Zaimina Vasjari ka organiziuar Baby Showerin më të bukur për vajzën e saj.
Zai konfirmoi kështu gjininë por na zbuloi dhe emrin e bebit të saj.
Ajo ka ndarë me miqtë e saj një video emocionuese të shoqëruar me një dedikim mbushur plot fjalë zemre.
Për herë të parë Zaimina flet për ndjesinë e të bërit nënë dhe ka shkruaj një dedikim emocionues për të.
” Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më emocionues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahe të të dua dhe të të mbroj për gjith jetën”, shkruan Zaimina mbi videon e postuar ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së vajzës.“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale në këtë periudhë magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama”, e ka mbyllur kështu Zaimina dedikimin e saj teksa në fund të videos shfaqet e kapur nga duart me partnerin e saj./Gazeta Express/