Kompania ka paralajmëruar se po përgatit funksionin e ri të videove, i cili quhet Reels.
Ngjashëm me Instagram dhe Snapchat Stories, funksioni i ri iu mundëson krijuesve që të lidhin video-klipe të shkurtra dhe aty të shtojnë filtra, muzikë dhe tekst, transmeton KosovaPress.
Reels ka disa dallime thelbësore në krahasim me versionin e funksionit Stories.
Fillimisht, video nuk do të gjendet në krye të aplikacionit të faqes, por do të jetë e pranishme në skedën e re të krijuesve në kanalin You Tube.
YouTube do të eksperimentojë me versionin beta me grupe të përzgjedhura të krijuesve dhe tash për tash nuk ka informacione se kur Reels do të jetë i pranishëm edhe për cilat kategori.