Dani Ceballos e ka përshkruar bashkëlojtarin e vet Cristiano Ronaldon si shpirtin e skuadrës pas fitores bindëse 3-0 të Real Madridit ndaj APOEL mbrëmë në Ligë të Kampionëve.
Ylli portugez i shënoi dy gola duke e çuar në 107 totalin e golave personale në këtë garë dhe duke ia siguruar skuadrës së Zidane një fillim të mbarë në mbrojtje të titullit në garën më prestigjioze në Evropë, transmeton Express.
“Me Cristianon në fushë, ne gjithmonë jemi më të rehatshëm pasi ai na jep vetëbesim i cili shndërrohet në gola. Ai është shpirti i ekipit. Ai është shumë i rëndësishëm për në dhe ambicia e tij e bën më të mirin në botë”, ka thënë Ceballos. /Epress/