Sport

Ylli i PSG-së: Nuk jam i lumtur në Paris

Lucas Moura ka thënë se nuk ndihet i lumtur në Paris Saint-Germain pas vazhdimisht injorohet nga klubi i Ligë 1 të Francës.
Moura ka bërë vetëm gjashtë paraqitje deri tani këtë sezon për PSG-në, transmeton Express.

Mësohet se gjiganti francez është duke i dëgjuar ofertat dhe se është i gatshëm ta shesë përgjithmonë 25-vjeçarin.

Burime të afërta me anësorin brazilian kanë thënë për Sky Sports se Tottenham është i interesuar për të, ndërsa Manchester United pati shfaqur interesim për të në të kaluarën.

Më parë, Moura ka lënë të kuptohet se pret të largohet në drejtim të Premierligës angleze. /Express/