Sport

Ylli portugez dikur luante me Real Madridin, tani nuk gjen ekip

Fabio Coentrao nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Mbrojtësi portugez, që luajti edhe me Real Madridin, ka qenë pa ekip që kur u largua nga Rio Ave. 31- vjeçari është ende në kërkim të një klubi, pasi fundi i merkatos po afron. Ai foli për këtë situatë në “Record”.

Futbollisti është i dëshpëruar për të gjetur një destinacion të ri, pasi nuk doli “tym i bardhë” nga Porto dhe PAOK. Ai, madje udhëtoi drejt Greqisë për të nënshkruar, por nuk u arrit marrëveshje midis palëve. Ndërkohë, ai vazhdon të trajnohet individualisht: “E ardhmja ime llon me atë që po bëj. Trajnohem dhe e mbaj mendjen te ndonjë projekt i ri. Le të shohim se çfarë do të na paraqitet”.

Coentrao kujtoi se si ishte fëmijëria e tij dhe sa fort punoi për t’u bërë pjesë e Real Madridit, të cilin e konsideron klubin më të mirë në botë:

“Unë doja ta mbaja kudo topin e futbollit me vete, edhe në shtrat. Të gjithë më thonin se një ditë do të bëhesha futbollist, por kurrë nuk kam menduar se do ta arrija këtë, duke ditur nga vija. Sigurisht që ëndërroja të isha futbollist profesionist, por nuk është e lehtë. Në fakt, jo vetëm ëndërrova, por me shumë punë dhe sakricë arrita të luaj në klubin më të mirë në botë, që është Real Madridi”, tha Coentrao.

Ai rrëfen se kur të largohet nga futbolli planikon t’i kushtohet peshkimit, sektor në të cilin ka investuar dhe tani punëson 50 persona:

“Peshkimi pas futbollit është aktiviteti im i preferuar. Është një punë mjaft e investuar, në një sektor që më pëlqen shumë. Të jesh futbollist kërkon shumë sakrica”, theksoi ai.

Në fund, intervista u bë më personale, kur u pyet për gruan e tij, Andreia, dhe si po e mbështet ajo në këto periudha të vështira, kur nuk po gjen dot punë si futbollist.

“Ajo është spektakolare, më ndihmon shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi, është me mua kur jam i trishtuar dhe i lumtur. Ne ndajmë gjithçka”, shtoi Coentrao /FaktePlus