Henrikh Mkhitaryan është duke luftuar për ta shpëtuar karrierën e tij në Manchester United pas rënies së formës në javët e fundit, raporton the Sun.
Përfaqësuesi armen gëzoi një fillim të ndritur këtë sezon, por kohëve të fundit e ka humbur formën dhe u la jashtë në ndeshjen e fundit këtë të shtune, të cilën United e fitoi 4-1 ndaj Newcastle, transmeton Express.
Problemet e tij fizike po e shqetësojnë Jose Mourinhon dhe stafin e tij. Por, 28-vjeçari është duke luftuar për të dështuar se ia vlen ta mbajnë në United. /Express/