Bersant Celina, sulmuesi i Manchester Cityt, pritet të bëhet me ekip të ri gjate kësaj vere
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, pritet të huazohet te Twente nga Manchester City.
Sipas “TEAMtalk”, marrëveshja është finalizuar mes të dy klubeve dhe pritet që Celina t’i bashkohet që në fundjavë klubit të ri.
Celina sezonin e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin nga Manchesteri dhe kjo ishte shenjë se kosovari vlerësohet shumë te City.
Por, Pep Guardiola dëshiron që Celina të huazohet për një sezon, për të fituar përvojë në ekipin e parë. /Express/
