Skriniar nuk është i interesuar për Barcelonën.
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, nuk është i interesuar për raportet se Barcelona po përgatit ofertë; “Objektivi im është që të luaj dhe të fitoj me Interin”.
Ish qendër mbrojtësi i Sampdorias po shkëlqen në këtë fillim sezoni në Serie A me Interin.
“Nuk jam i interesuar për Barcelonën. Luaj për Interin dhe objektivi im është të vazhdoj të luaj për Interin. Dua që të fitoj me Interin”, tha Skriniar për “Mediaset Premium”.
“Jam shumë i lumtur me sezonin e deritanishëm dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
Serie A rikthehet këtë vikend ku Interi pret Atalantan të dielën mbrëma.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, por luajmë në shtëpi para tifozëve tonë dhe duhet të fitojmë pas barazimit me Torinon. Objektivi jonë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, theksoi mes tjerash Skriniar. /Gazeta Express/