Sport

Ylli i madh – Juventusit: Dua të largohem nga skuadra

Juventus po bëhet gati që ta humbet një lojtar të rëndësishëm.
Juventus e di se nuk mund ta mbajë më në skuadër Alex Sandron.

Mbrojtësi brazilian ishte i gatshëm që ta nënshkruante kontratën e re, mirëpo ka kërkuar një rritje të madhe të pagës, përcjell “lajmi.net”.

Juventus është i gatshëm që ta lejoj largimin e Alex Sandros, ndërsa Manchester United dhe Chelsea, janë hedhur në sulm për të.

Braziliani kishte kërkuar mbi 5 milionë euro pagë, ndërsa Juventus mund ta rriste atë deri në katër, pasi aktualisht lojtari fiton 2.5 milionë në sezon. /Lajmi.net/