Sport

Ylli i Kosovës afër marrëveshjes me klubin skocez

Florent Hoti – i cili është në pritje të ftesës nga Kombëtarja U21 e Kosovës – është buzë kalimit në Dundee United, klubin nga liga elitare e Skocisë – Premiership.

Mesfushori 19-vjeçar pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin nga Tannadice, transmeton Gazeta Express.

Hoti u lind në Angli nga prindër kosovarë dhe tashmë është kontaktuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ai pritet të ftohet nga ekipi kombëtar U21 i Kosovës muajin e ardhshëm, sapo t’i kompleton dokumentacionet e nevojshme.

Hoti ka qenë në prova të Unitedi në javët e fundit dhe sipas mediave skoceze, ai ka mahnitur me aftësitë e tij.

Kosovari është lojtar i lirë pasi e refuzoi ofertën e re nga Rochdale për vazhdimin e kontratës këtë verë dhe u largua.

the authorGazetaKNN