Sport

Ylli i Interit pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 pasi i është bashkuar ekipit kombëtar U21 të Italisë.

Sipas mediave italiane, Bastoni kishte rezultuar negativ në testin e së hënës, por pastaj kishte dalë pozitiv në testin e dytë të martën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, ai do ta bëjë edhe një test tjetër sot për ta sqaruar më mirë situatën.

Ndërkohë, Bastoni do të qëndrojë në vetizolim, i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit kombëtar.

Ekipi kombëtar U21 i Italisë është në një kamp stërvitor në Tirrenia, para ndeshjeve kualifikuese kundër Islandës dhe Republikës së Irlandës.

the authorGazetaKNN