Sport

Ylli i Dortmundit e refuzon Chelsean për Liverpoolin

Anësori amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, parapëlqen t’i bashkohet Liverpoolit para rivalit të tij, Chelseat, sipas Evening Standard.

Ylli i Dortmundit është ndër futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar dimëror, dhe për të pritet oferta të majme.

Raportohet se Chelsea ka mbajtur bisedime fillestare për të, por klubi i Pulisicit i kërkon 78 milionë euro.

Për më tepër, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara dëshiron të kalojë në Liverpool. /Express/

the authorBurbuqe Metolli