Sport

Ylli i Chelseat shprehet mirënjohës ndaj Kloppit: Do ta mbaj mend gjithmonë

Christian Pulisic e pranon se ai do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Jurgen Kloppit që ia dha mundësinë ta dëshmojë veten për herë të parë në karrierë – kur të dy kishin qenë bashkë në Borussia Dortmund.

Futbollisti amerikan ishte transferuar te gjiganti gjerman qysh në moshë të re shkaku i talentit të tij dhe kishte arritur të debutonte për ekipin e parë qysh në moshën 17-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Trajneri aktual i Liverpoolit, Kloppi, ishte trajneri që ia dha Pulisic këtë debutim, përderisa tani ylli i Chelseat e pati mundësinë të luante në një skuadër plot yje si Marco Reus, Mario Gotze dhe Ilkay Gundogan.

“Gjëja më e çmendur është se njerëzit nuk e kuptuan se unë fillova me ekipin e të rinjve. Unë thjesht po punoja shumë për ta fituar një mundësi”, ka thënë Pulisic.

“Unë po shkoja në shkollën gjermane atje dhe nuk do ta harroj kurrë atë ditë që isha në klasë dhe e shikova në telefon sepse më kishte ardhur një mesazh. Ishte një mesazh nga trajneri i ekipit të të rinjve që më thoshte se do të stërvitesha me ekipin e parë atë ditë. Nuk i kushtova më vëmendjeve orëve në shkollë atë ditë. Nuk mund të mendoja për asgjë tjetër”.

“Po bëhesha gati, po shkoja në stërvitje dhe ishte thjesht e pabesueshme! Unë isha 16 apo 17-vjeçar dhe po shkoja në stërvitje me disa lojtarë të mëdhenj. Aty ishin Aubameyang, Marco Reus, Matts Hummels, Mkhitaryan. Të gjithë këta djem dhe ata kishin qenë në finale të Ligës së Kampionëve vitin paraprak”.

“Isha shumë i emocionuar dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës Jurgen Kloppit që ma dha atë mundësi. Do ta mbaj mend gjithmonë dhe jam me të vërtetë shumë mirënjohës”.

the authorGazetaKNN