Yll Hoxha është transferuar te Vllaznia
Yll Hoxha i ka dhënë fund eksperiencës tek Flamurtari i Vlorës, për t’u transferuar në Vllaninë e Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti kosovar, njofton Zëri.
“Nga sot jam zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. Dua ta shpreh kënaqësinë dhe mbi të gjitha krenarinë që do luaj me një klub kaq prestigjioz në Shqipëri. Është një fanellë e rëndë, të cilën do e mbaj me nder”, ka thënë ish-futbollisti i Kukësit, i cili falënderoi Flamurtarin për krejt çka i dha.
“Falënderoj klubin e Flamurtarit dhe tifozët vlonjatë për sezonin e kaluar. Garantoj mbështetësit shkodranë se do e jap maksimumin tim dhe së bashku do ia dalim ta realizojmë një edicion, ashtu siç i ka hije Vllaznisë”, përfundoi ish-futbollisti i Prishtinës dhe Hysit në Kosovë.
