Sport

Ylli i Bayern Munichut refuzon Interin

Douglas Costa ka refuzuar ofertën e Interit
Douglas Costa do të largohet nga Bayern Munich pasi sezonin e kaluar është aktivizuar shumë pak nga Carlo Ancelotti.

Sipas Premium Sport, Interi ka tentuar ta transferoj brazilianin, por ky i fundi ka refuzuar ofertën e Nerazzurrëve, përcjell Express.

Ish ylli i Shakhtar Donetskt dëshiron transferimin te Kampioni Italisë, Juventusi, me të cilin thuhet se ka një marrëveshje.

Costa ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2020, derisa vlera e lojtarit sillet rreth 30 milionë euro. /Express/