Sport

Ylli i Barcelonës transferohet sot në Galatasaray

Mesfushori turk, Arda Turan ka arritur marrëveshje për kalimin te skuadra e Galatasarayt

Barcelona dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit turk, Arda Turan, shkruan RAC 1.

Turan do të huazohet për dy vite në Galatasaray, pas paraqitjeve jo të mira në vitet e fundit.

Mesfushori turk nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverd për sezonin e ri, pasi ka numër të madh të mesfushorëve në skuadër.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet sot (e premte). /Express/