Sport

Ylli i Arsenalit afër largimit (Foto)

Gazeta gjermane ‘Sport Bild’ raporton që Mesut Ozil ka vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Futbollisti i shumëvlerësuar do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe duket se nuk do të vendos lapsin në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në raporte të ndryshme, nuk ka pasur bisedime ndërmjet klubit dhe lojtarit që nga muaji shkurt, gjë që sugjeron se nuk pritet arritja e ndonjë marrëveshje.

Ozil raportohet se është i dëshpëruar nga dështimi i klubit për siguruar trofe madhështor.

Pas 20 fushatave të suksesshme në Ligë të Kampionëve, Arsenali luan nesër (e enjte) ndaj skuadrës gjermane FC Koln në Evropa Ligë ./arbresh.info/