Landon Donovan, ish sulmues i Amerikës, ka vendosur t’i rikthehet futbollit dy vite pas pensionimit
LA Galaxy, ekipi amerikan, ka njoftuar se ka rikthyer në skuadre yllin e saj, Landon Donovan.
Ky i fundit, para dy viteve ishte tërhequr nga futbollit, por vendosi që ta ndihmoj sërish skuadrën nga MLS, e cila nuk po kalon momente të mira.
Donovan ishte pjesë e LA Galaxy nga viti 2004 e deri më 2014. Ai me këtë ekip ka luajtur 247 ndeshje, derisa ka realizuar 112 gola.
Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për ekipet si Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Everton.