Sport

Ylli i Ajaxit pëson lëndime serioze në tru

Gjiganti holandez Ajax ka bërë të ditur se mesfushori Abedlhak Nouri ka pësuar “dëmtime serioze dhe permanente të trurit”, pas përplasjes përtokë gjatë një ndeshjes miqësore para pesë ditësh.

Nouri pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes së Ajaxit kundër Ëerder Bremenit të shtunën.

Testet e para mjekësore nuk kanë gjetur asnjë anomali në tru, derisa zemra po i funksiononte normalisht.

Por sot Ajaxi ka konfirmuar se Nouri ka dalë nga koma, por është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mëdha në tru. /Periskopi/