Fableti i ardhshëm Xiaomi Mi Mix 2 pritet të vijë në shtator dhe informacionet e reja tregojnë se do të ketë opsionin 3D për njohjen e fytyrës.
Sipas informacioneve, ky funksion do të implementohet në MIUI 9. Edhe pse do të vijë me Xiaomi Mi Mix 2, funksioni nuk do të jetë i pranishëm për pajisje tjera, të cilat do të bëhen me versionin më të ri të interfejsit MIUI, transmeton KosovaPress.
Më shumë informacione do të jenë të pranishme kur telefoni të publikohet muajin e ardhshëm.