Sot është një ditë shumë e rëndësishme për aktoren e njohur Arta Nitaj.
Kjo për faktin pasi që Arta sot feston ditëlindjen e saj, transmeton Gazeta Express.
E në këtë ditë të veçantë për të, Arta ka marrë urime të shumta.
Por një urim tejet të bukur ka marrë nga shoqja e saj, Adriana Matoshi.
“S’po di kah me ja nise…
Ti nuk je mrekullia e tete ne planet po je e para!
Nuk t’du per bukuri se nuk te admiroj, t’du per qat shpirte t’bardhe qe ta dashunoj! T’eu per qat sinqeritet qe se ka kush, per zemren e madhe qe e ki t’du per qat buzëqeshje qe i jep kuptim botes, t’du qe kur te qohna e shoh qe ka diell e di qe ti po frymon, t’du qe kur ti ece me prezence i rrxon krejt, t’du per krejt senet ma t’mira qe i ki ato te reflektojnë edhe ja ku jemi!
Mu bofsh 100 vjet me tona t’mirat e botes!
Edhe mos harro qe tdu shume”, ishte ky urimi që i kishte bërë ajo.
Ky urim e ka emocionuar shumë Artën e cila e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
“@adrianamatoshi mvjen keq qe nuk tkom njoft qysh kur kom linde”, ia kishte kthyer ajo.