Aktorja Arta Nitaj ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.
Me rolin e saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”, ajo u bë ndër më të përfolurat, transmeton Gazeta Express.
Por përveç rolit të saj, ajo u komentua shumë për bukurinë dhe linjat seksi.
Në sezonin veror Arta kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u bërë bionde.
Pas kësaj ajo kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i bërë në të kuqërremtë.
Por Arta nuk ka të ndalur.
Ajo përsëri vjen me ndryshime duke u kthyer përsëri në një zeshkane seksi.
Këtë e ka bërë vetë ajo duke përmes një video që ka postuar.
Ndryshe, Arta u përfol shumë edhe për jetën e saj private. Kohëve të fundit u tha se është në një lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria.
Ndërkohë Bruno mbrëmë publikoi projektin e tij “ A më do”, ku shfaqej në skena të nxehta së bashku me Artën.
Por, ditë më parë dyshja larguan njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram./Gazeta Express/