Sport

Xherdan Shaqiri zbulon të ardhmen

Xherdan Shaqiri ka hedhur poshtë mundësin e rikthimit në Bundesligë

Gjatë ditës së sotme mediat gjermane e ato britanike raportuan se Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Bundesligë, Borussia Dortmundi është skuadra që ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar.

Mirëpo, vetë Shaqiri ka qenë ai që ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në Bundesligë, duke i quajtur gjitha këto spekulime.

“Askush nuk më ka treguar për interesimin e Dortmundit. Momentalisht jam duke i shijuar pushimet”, tha Shaqiri.

“Nuk e mendoj momentalisht rikthimin në Bundesligë. Më 24 korrik kthehem në stërvitje te Stoke City dhe po mendoj vetëm për Premierligën”, shtoi Shaqiri.