Në takimet e sotme që janë zhvilluar në ligen angleze të futbollit, Hull City dhe Stoke City ka përfunduar me rezultat 0-2 dhe të dy golat i ka shënuar gjilanasi Xherdan Shaqiri, i cili ka shkëlqyer gjatë gjithë takimit.
Shaqiri i ka shënuar golat në minutën 26-të dhe të 50-të. Ai po ashtu ishte lojtari më i vlerësuar i takimit.
Deri sa Stoke City i Shaqirit arriti të fitojë, këtë fat nuk e pati Arsenali i Xhakajt dhe Mustafit, ku si vendas arriti të nxjerr vetëm barazim (0-0) ndaj Middeesbrough.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Brunley – Everton (2-1)
Leicster Sity – Crystal Palace (3-1)
Swansea City 0 Watford (0-0)
West Ham United – Sunderland (1-1)
Arsenal kryeson me 20 pikë, i ndjekur nga Manchester Sity me 19 pikë kurse, Stoke City është në pozitën e 16 me 9 pikë.