ShowBiz

Xhensila i tha diçka për këngën e fundit, ky është reagimi i Dafinës

Këngëtarja Dafina Zeqiri së fundi ka lansuar singlin e saj më të ri me titull ‘Told ya’.

Këtë këngë, ajo e solli në versionin anglisht dhe që nga momenti i publikimit është pritur mirë nga publiku, shkruan lajmi.net. Përveç që mori fjalë të mira nga fansat e saj, Dafina ka pranuar komente pozitive edhe nga kolegët e saj.

Përkrahje ka marrë edhe nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj e cila ka shpërndarë fotografinë e saj në llogarinë e saj në Instagram, duke shtuar fjalët “Na bën krenar ♥️???????? @dafina.zeqiri”.

Në anën tjetër, e emocionuar nga fjalët e Xhensilës, Dafina i komentoi me këto fjalë Xhensilës “Zemra Ime te perqafoj shume dhe te falenderoj per mbeshtetjen dhe dashurin! Ti je një nga më të mirat Mwuahhhh tdu.”

the authorE B