Ajo është pjesë e spektaklit ‘Dance with me’ dhe ka treguar se mund të përshtatet fare mirë në skenë dhe me kërcimin.
Ish Missi ka eksperimentuar me pamjen e saj dhe ka ndarë me miqtë një foto me paruke bjonde.
Gjatë provave të natës finale të spektaklit Xhensila ka testauar fansat se cfarë mendonin për ndryshimin e saj, por me sa duket janë të paktë ata që do donin ta shikonin bjonde Xhensilën.
Prej momentit që ajo është bërë e njohur për publikun nuk e kemi parë me një look ndryshe nga ai që ka tani.
Nuk dihet nëse ish banorja e Big Brother do të gjejë guximin të eksperimentojë kaq shumë me pamjen e saj. /Gazeta Express/