Miqësia e ngushtë mes moderatoreve Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm.
Megjithatë në shoqërinë e tyre është Arbana, e cila herë pas here pëlqen ta “ngacmojë” pak miken e saj të ngushtë.
Mëngjesin e sotëm Arbana ka publikuar një foto të të dyjave së bashku ndërkohë që ishin duke pirë kafen e mëngjesit.
Në këtë foto duket se Xhemi është duke e “qortuar” Arbanën për diçka dhe kjo duket nga mimika e saj. “Më çmeni,”-ka shkruar Arbana krahas fotos.
Dy bukuroshet duken në formë mjaft të mirë fizike, ndërkohë që Xhemin e shohim tërësisht pa tualet./Gazeta Express/