Vajza tropjane me emrin “Xhbane” është njëra ndër aktoret më të njohura në serialin “O sa mirë”.
Aktorja Arjola Demiri, njihet për rolin e saj me një karakter të veçantë e si një burrneshë.
Ajo u bë pjesë e këtij seriali që nga shatori i vitit 2016, ku ka arritur të mbledhë afër vetës shumë adhurues.
Por siç duket, aktorja nuk do të jetë më pjesë e këtij seriali. Gazeta Express merr vesh se bukuroshja po e lë serialin për një shoë televiziv.
Express ka kontaktuar me producentin e ‘O sa mirë’, Fisnik Vejsa, ku ai tha se Arjola do të kthehet prapë në serial.
“Arjola do të mungojë për disa episode tek seriali, mirëpo ajo do të kthehet mbas vitit të ri. Është e vërtetë që ajo është duke punuar për një shoë, por kjo nuk është arsyeja që ajo do të mungojë për disa episode’, tha Vejsa për Express.
Pjesë e cilit televizion do të jetë aktorja, dhe a do të kthehet prapë në serial, mbetët të shihet. /GazetaExpress/.