Granit Xhaka ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ishte i ulur në gjunjë, derisa mbante në duar unazat. “Ajo, ka thënë PO”, ka shkruar Xhaka.
Granit Xhaka ka shënuar ‘golin’ më të rëndësishëm në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar i ka propozuar të fejuarës së tij, Leonita Lekaj, raporton albinfo.ch.
Xhaka ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ishte i ulur në gjunjë, derisa mbante në duar unazat. “Ajo, ka thënë PO”, ka shkruar Xhaka.
“Një Top i Artë është mrekulli, por një grua e artë është parajsë”, ka shkruar futbollisti shqiptar.
Çifti shqiptar janë duke pushuar në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa data e martesës dhe vendi nuk është bërë i ditur.
Xhaka ka premtuar se do të vjen edhe në Prishtinë si zakonisht për pushime.