Xhaka thotë se po ndihet çdo ditë e më mirë në Premierligë dhe premton një sezon të madh me “Topçinjtë”.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e dytë në Premierligë me Arsenalin.
Shqiptari fillimisht shkëlqeu në finale të Superkupës së Anglisë ndaj Chelseat e më pas la të gjithë gojë hapur edhe në xhiron e parë të Premierligës për sezonin 2017/18.
Xhaka thotë se tani është adaptuar dhe po ndihet më mirë në Premierligë, teksa premtoi një sezon pozitiv.
“Në fund të sezonit të kaluar jam ndier shumë mirë dhe rehat, tani dua të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha fillimisht Xhaka.
“Më pëlqen të kem topin, të drejtoj lojën dhe të shikoj për bashkëlojtarët. Tani ndihem më mirë, jam adaptuar më shumë dhe po shikojmë para për një sezon sa më pozitiv”, shtoi Xhaka. /Gazeta Express/