Granit Xhaka ka dërguar një mesazh në drejtim të tifozëve të Arsenalit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ua ka bërë të qartë tifozëve të Arsenalit se do angazhohet në maksimum për të arritur suksese te ‘Topçinjtë’.
“Nuk jam lojtarë që dorëzohem. Kënaqem së luajturi futboll. Gjithmonë dëshiroj ta kem topin. Nuk frikësohem që të bëjë pasime të rrezikshme”, tha fillimisht ai.
“Jam lojtar luftarak dhe mendoj se kjo është esenciale në Premierligë”, shtoi ai.