Mesfushori shqiptar ka zhgënjyer me paraqitjen e tij këtë javë.
Granit Xhaka shumë herë ka qenë ndër më të mirët në fushë për Arsenalin këtë sezon, por paraqitja e tij të dielën ndaj Tottenhamit ishte shumë e dobët.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, është përfshirë në formacionin më të keq të javës në Premier Ligë, së bashku me tre bashkëojtarë të tjerë të skuadrës, pas disfatës së ‘Topçinjve’ nga Tottenhami 2:0.
Katër futbollistë në formacionin më të dobët ka edhe Evertoni, kurse dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United kanë nga një futbollist.