Arsenali është nisur për Australi dhe ekipit i është bashkuar edhe Granit Xhaka.
Kanë përfunduar pushimet për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili u bashkua me tetë korrik me pjesën tjetër të ekipit, teksa gjatë ditës së djeshme ata janë nisur për Australi, për turneun parasezonal.
“Rrugës për Sydney”, ka shkruar shqiptari në rrjetet sociale, i cili postoi foto me transferimin e ri të “Topçinjve”, Sead Kolasinac, i cili u ble nga Schlake. /Express/