Sport

Xavi: Ronaldo apo Messi, ky lojtar do ta fitojë “Topin e Artë”

Xavi Hernandez, ish-lojtari i Barcelonës, ka folur për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”

Cristiano Ronaldo është favorit për ta fituar “Topin e Artë” para Lionel Messit. Kështu mendon ish-lojtari i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Cristiano ka numrat për ta fituar këtë vit “Topin e Artë”, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Euro 2016”, ka deklaruar Xavi, përcjell Express.

“Por, unë gjithashtu mendoj se kjo do të jetë shumë konkurruese, për shkak se Messi do të jetë atje, sigurisht”, ka theksuar ai.