Mesfushori legjendar, Xavi, thotë se një pjesë e stilit të Italisë është sikur Atletico Madridi dhe një pjesë tjetër si Barcelona.
Spanja mposhti Italianë me rezultat 4-0 në finalen e Euro 2012, por kanë dështuar të mposhtin Azzurët në pesë takimet e fundit.
“Dy ekipet kanë pasur fat të keq sepse kjo ndeshje ka ardhur shumë shpejt. Mund të ishte gjysmëfinale ose finale”.
“Ndeshja do të jetë interesante. Spanja do të dominojë, sepse Italia nuk do të dëshirojë që të dominojë. Dallimi është se Spanja vuan kur nuk e ka topin, por Italia jo. Atyre u pëlqen që të luftojnë. Eshtë ekipi më i keq me të cilin Spanja ka mundur të përballet”.
“Eshtë formacion i vështirë për një ekip që dëshiron të bëjë presion. Vështirë është t’i bësh presion Italisë kur luan në këtë formacion”, deklaroi Xavi.