Lojtari amerikan i golfit, Tiger Woods është arrestuar të hënën në Florida për vozitje në gjendje të dehur.
Ai gati katër orë i ka kaluar në burgun e qarkut në Palm Beach dhe pas daljes nuk ka dashur të japë komente, transmeton KosovaPress.
Policia njoftoi se 41-vjeçari ka pasur nivel të palejuar të alkoolit në gjak dhe është liruar pasi në formën e shkruar ka premtuar se do të bashkëpunojë në procedurat e ardhshme ligjore.
Fituesi i 14 turneve të mëdha të golfit, nuk ka luajtur 4 muaj dhe do të mungojë edhe sezonin e ardhshëm pasi është duke u rikuperuar nga operacioni i katërt i shpinës.