Filmi “Wonder Woman” ka grumbulluar 100.5 milionë dollarë nga shfaqja në 4.165 kinema në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas.
Ky është debutimi më i suksesshëm i një filmi nga një filmbërëse femër (Patty Jenkins).
Po ashtu, filmi ka qenë shumë i shikuar edhe vendet e tjera të botës (122.5 milionë dollarë) për një total përfitimesh prej 223 milionë dollarësh. Vetëm në Kinë ka grumbulluar 38 milionë dollarë.
Studiot hollivudiane hezitojnë të angazhojnë femra për regjinë e filmave e sidomos të atyre me buxhet të madh, ku edhe rolin e luan një heroinë.
Mirëpo, suksesi i “Wonder Woman”, me Gal Gadot në rolin kryesor, mund t’i detyrojë producentët që të angazhojnë femra prapa kamerës në të ardhmen. /Telegrafi/